Flash News
Aksident i rëndë pranë TEG-ut, një betoniere bie nga mbikalimi në autostradë
Facebook, Instagram dhe Messenger jashtë funksionit për shumë përdorues!
Viktima e dytë nga moti i keq në Sarandë, gjendet i pajetë në det një peshkatar
Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, 6 muaj burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së
Humbi kontaktet me familjen/ Ambasada braziliane zbulon rastin e prostitucionit në Shqipëri
Të mbipopulluara dhe në gjendje të keqe, Britania liron mijëra të burgosur nga qelitë

Shumë prej burgjeve të Britanisë janë në gjendje të keqe dhe të mbipopulluara. Për shkak të mungesës së hapësirës, qeveria britanike liroi para kohe 1700 të burgosur. Ky veprim mund të rrezikojë rehabilitimin e tyre.
Për të krijuar vend në burgjet e mbipopulluara, po lirohen më herët në Britani 1700 të burgosur. Qeveria e Londrës e justifikoi këtë masë me arsyetimin se policia dhe gjykatat nuk kishin më hapësirë të ndalonin askënd dhe se përndryshe krimi do të ishte i shfrenuar.
Aktualisht nuk ka pothuajse asnjë vend të lirë në qendrat e paraburgimit. Rregulloret parashikojnë që disa të burgosur mund të lirohen pas vuajtjes së 40 për qind të dënimit. Normalisht, ti duhet të kesh vuajtur të paktën 50% të dënimit, përpara se të lirohesh me kushte.
Qindra të akuzuar pas trazirave
Aktualisht, drejtësia britanike po ndjek ashpër rebelët, të cilët gjatë trazirave të ekstremit të djathtë dhe anti-myslimane të verës së kaluar në disa qytete, sulmuan edhe efektivët e policisë dhe qendrat e strehimit për azilkërkuesit, u vunë flakën automjeteve dhe plaçkitën dyqanet. Më shumë se 200 persona janë dënuar tashmë, shumica me burg. Qindra aktakuza të tjera janë në pritje.
Kohët e fundit, një gjyqtar kishte vendosur që gjykatat e shkallës së parë në Angli dhe Uells – të njohura si Gjykatat e Magjistraturës – aty ku është e mundur, të shtyjnë datat në të cilat mund të dërgohen në burg njerëzit.
Qeveria fajëson paraardhësit e saj
Qeveria socialdemokrate e kryeministrit Keir Starmer pranoi se ishte “tepër e vështirë” për viktimat të mësonin se sulmuesit e tyre do të liroheshin përpara se të vuanin dënimin. “Ky është një tjetër hap i vështirë, i ashpër, por i domosdoshëm që po bëjmë,” tha një zëdhënëse e qeverisë. Sipas saj, thelbi i problemit është se qeveria e mëparshme konservatore nuk krijoi mjaftueshëm burgje.
Më tej, sipas dokumenteve zyrtare, kushtet e disa burgjeve në Angli dhe Uells janë vetë shqetësuese. Disa ndërtesa datojnë nga shekulli i 19-të dhe nuk janë modernizuar kurrë. Shumë qendra paraburgimi, si ajo në Wandsworth të Londrës, janë vazhdimisht të mbipopulluara dhe, sipas raportimit të BBC, të infektuara me parazitë.
Ndihmësit paralajmërojnë për shumë përjashtime
Jo të gjithë të burgosurit kanë të drejtë për lirim të parakohshëm. Të burgosurit për terrorizëm, delikte seksuale, dhunë në familje dhe krime të rënda nuk do të lirohen, ka theksuar qeveria.
Për ata që do të lirohen, Shërbimi i Provës ka marrë masa, tha sekretarja e policisë Diana Johnson për BBC. “Njerëzit do të lirohen me kusht dhe mund të kthehen në burg, nëse kryejnë krime të mëtejshme.”
Megjithatë, organizatat e ndihmës të angazhuara për të luftuar dhunën në familje kanë paralajmëruar se ka shumë përjashtime. Edhe në të kaluarën, nuk do të kishte qenë gjithmonë e mundur të kontrolloheshin me saktësi shkelësit e liruar dhe t’i pengonin ata të kryenin veprime të mëtejshme.
Organizatat e ndihmës: Lirimi mund të komprometojë rehabilitimin
Aktivistë të tjerë kanë kritikuar faktin se shumë të rinj, në veçanti, lirohen pa marrë ndihmë për të gjetur punë ose strehim. “Si rezultat, programi i lirimit rrezikon të kompromentojë rehabilitimin dhe të rrisë shkallën e recidivizmit nëse nuk shoqërohet me mbështetjen e duhur dhe riintegrimin efektiv”, theksoi organizata Switchback.
Shoqëria juridike Law Society foli për një vendim pragmatik. “Duke pasur parasysh gjendjen e mjerueshme të burgjeve tona, kjo sigurisht nuk është një masë ideale”, tha Presidenti Nick Emmerson. “Por ofron më shumë kohë dhe hapësirë për të gjetur zgjidhje afatgjata për problemet e shumta që mundojnë sistemin tonë të drejtësisë penale”./ DW
Të fundit
Hipokrizia e Edi Ramës me turizmin
22 July 2026, 21:38
Qytetari në protestë: Shqiptarëve u ka vajtur thika në palcë, kërkojmë ndryshim
22 July 2026, 20:48
Protesta hyn në javën e tetë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
22 July 2026, 19:41
Tragjedia pranë TEG-ut, humb jetën edhe personi i dytë që ndodhej në betoniere
22 July 2026, 19:14
A ka ndikuar riinvestimi i fitimeve tek "Kryengritja e lavdishme" e lekut?
22 July 2026, 18:40
Aksident i rëndë pranë TEG-ut, një betoniere bie nga mbikalimi në autostradë
22 July 2026, 16:43
Copa xhami në aperitivin italian “Pizzolato Spritz”, ndalohet konsumimi
22 July 2026, 16:12
Himarë/ Mjeti lundrues pësoi defekt në mes të stuhisë, shpëtohet një familje
22 July 2026, 15:49
Real Madrid hidhet në sulm për Rodrin
22 July 2026, 15:35
Facebook, Instagram dhe Messenger jashtë funksionit për shumë përdorues!
22 July 2026, 15:25
Trump kërkon Gianni Infantinon në krye të OKB-së
22 July 2026, 14:58
Guardiola në bisedime për stolin e Italisë
22 July 2026, 14:34
Pas Vettingut, motra e Belinda Ballukut pritet të emërohet në një post të lartë
22 July 2026, 14:18
Ndahet nga jeta akademiku Emin Riza, studiuesi i shquar i trashëgimisë kulturore
22 July 2026, 13:41
Depresioni i verës: Pse disa njerëz ndihen më keq në muajt e nxehtë?
22 July 2026, 13:31
Ndalohet dalja në det për të gjitha mjetet lundruese në Sarandë
22 July 2026, 13:20
Viktima e dytë nga moti i keq në Sarandë, gjendet i pajetë në det një peshkatar
22 July 2026, 13:13
Ky është polici nga Kosova që dyshohet se u vetëvra në Kukës
22 July 2026, 13:02
Hegseth: Lufta me Iranin i ka kushtuar SHBA-së 37.5 miliardë dollarë
22 July 2026, 12:10
Kontroll në burgun e Drenovës, Laert Haxhiut i gjendet telefon në qeli
22 July 2026, 11:40
A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?
22 July 2026, 11:26
Shqipëria: një model zhvillimi i bazuar te pastrimi i parave?
22 July 2026, 10:56
Pas “Paketës së Cubave”, Rama në Theth me “Paketën e Maleve”
22 July 2026, 10:56
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, plagoset rëndë 31-vjeçari
22 July 2026, 10:41
Kukës/ Gjendet pa shenja jete një efektiv policie nga Prizreni
22 July 2026, 10:24
Dënohet me 10 vite burg ‘skifteri’ shqiptar që terrorizoi Anglinë
22 July 2026, 10:00
Stuhi të forta përfshijnë vendin në fundjavë, ja zonat më të rrezikuara
22 July 2026, 09:50
Si ndikojnë kondicionerët në shëndet?
22 July 2026, 09:38
Furgoni përplaset me zetorin në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur /EMRI
22 July 2026, 09:19
Zjarr në landfillin e mbetjeve, tymi toksik pushton Fushë-Krujën
22 July 2026, 08:39
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
22 July 2026, 08:16
Masa ajrore të paqëndrueshme dhe shi, si parashikohet moti për këtë të mërkurë
22 July 2026, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
22 July 2026, 07:49
Në prag të 41-vjetorit, Modrić zgjedh të mos tërhiqet dhe rinovon me Milanin
21 July 2026, 22:55
Stuhia godet edhe Shqipërinë, era e fortë boshatis Lungomaren në Vlorë
21 July 2026, 22:34
Sekuestrohen 770 kg k*kainë në Itali, shumica e paketimeve me flamur serb
21 July 2026, 21:46
Moti i keq në Kosovë, humb jetën një person, plagosen dy të tjerë
21 July 2026, 21:05
Protesta përballë “algoritmit” të Ramës, flasin zërat e angazhuar nga sheshi
21 July 2026, 19:39
“Rama ik”, protestuesit mblidhen sërish në Tiranë pas 52 ditësh qëndresë
21 July 2026, 19:12
Nga Amerika Latine në Kosovë/ Si trafikohen gratë për shërbime sek*uale?
21 July 2026, 18:23
Nico Williams ia dedikon Neymar trofeun e Kupës së Botës
21 July 2026, 18:05
Pas tre vitesh në Tiranë, Silvio Gonzato mbyll misionin në Shqipëri
21 July 2026, 17:41
Zjarr pranë banesave në Elbasan, shpërthime gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve
21 July 2026, 17:22
Blendi Gonxhja fyen protestuesit: Një tufë budallenjsh që gjuajnë me gurë
21 July 2026, 16:55
Krimineli kthehet në vendin e krimit!
21 July 2026, 15:54
Pse të gjithë duan një Ujor në jetën e tyre?
21 July 2026, 14:47
Shqiptarët në shesh për hallet, Gonxhja në hall për JLo-në
21 July 2026, 14:29
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt për afatet e paraburgimit
21 July 2026, 13:54
Atentati në Elbasan, dyshohet se objektivi ishte nipi i “Ot Kilës”
21 July 2026, 13:10
Vokshi: Deklaratat e eurodeputetit fundosin Ramën, SPAK të nisë hetimet
21 July 2026, 12:59
A gaboi ndonjëherë Ajnshtajni?
21 July 2026, 12:32