Flash News

Bota

Të ndërtosh shtëpi me printer! Teknologjia 3D po krijon komunitetin e së ardhmes

Të ndërtosh shtëpi me printer! Teknologjia 3D po krijon
Shtëpi e ndërtuar me printer përmes teknologjisë 3D

Pedro García Hernández është një  marangoz 48-vjeçar që jeton në  Juglindje të Meksikës, në Tabasco. Një rajon i mbuluar me pyje tropikale, ku rreth gjysma e popullsisë jeton në varfëri ekstreme. Ndryshe nga të tjerët, Pedro ka gjetur një mënyrë për t’u arratisur nga varfëria dhe kushtet ekstreme të të jetuarit.

Pedro siguron afro 2.500 pesos (125.17 dollarë) në muaj nga një punë e vogël brenda një hapësire të ngushtë në shtëpi, të cilën e ndan së bashku me bashkëshorten e tij Patrona dhe vajzën e vogël Yareli. Shtëpia e Pedros ka një dyshme me drurë që gjatë sezonit të shiut i rrezikojnë përmbytjen. Pluhuri i projekteve që ndërton Pedro vesh thuajse gjithë shtëpinë.

Të ndërtosh shtëpi me printer! Teknologjia 3D po krijon

Por ideja e Pedros për të ndërtuar një shtëpi pa shumë kosto dhe mund, nuk është dëgjuar më herët. Një shtëpi printer. Pedro punoi me anë të një skaneri dixhital për të ndërtuar shtëpinë e tij të re.

Thuajse çdo objekt mund të krijohet me tekologjinë e printimit 3D. Pedro, në këtë rast, përdori beton, shkumë dhe polimere për të prodhuar ndërtesa në cilësi të plotë dhe normale si gjithë të tjerat. Printeri kontrollohet nga një tabletë ose smartphone, kërkon vetëm tre punëtorë dhe mund të përfundojë një shtëpi në më pak se 24 orë. Industria e pasurive të paluajtshme po shkon drejt trendit të printimit 3D.

Të ndërtosh shtëpi me printer! Teknologjia 3D po krijon

Shtëpia e Hernández është një nga 500 të ndërtuara nga Neë Story, një organizatë jofitimprurëse e San Franciskos e fokusuar në ofrimin e zgjidhjeve të strehimit për komunitetet në varfëri ekstreme, në partneritet me Échale, një kompani sociale e prodhimit të banesave në Meksikë dhe Icon, një kompani e teknologjisë së ndërtimit në Austin, Teksas.

Teknologjia është premtuese, por disa investitorë mbeten të kujdesshëm dhe ata po shikojnë nga afër shfaqjen e grupeve të banesave 3D. Kompanitë përgjegjëse po punojnë për shtypjen e rrugëve, fushave të futbollit,shkollave, tregjeve dhe bibliotekave. Në Mars, Palari Homes dhe ndërmarrja e ndërtimit Mighty Buildings njoftuan një komunitet të planifikuar prej 15 milion dollarësh me më shumë se një duzinë shtëpish të printuara 3D në Rancho Mirage, California. Komuniteti ka një listë pritjeje prej më shumë se 1.000.

Të ndërtosh shtëpi me printer! Teknologjia 3D po krijon

Tregu i printimit 3D u rrit 21% vitin e kaluar dhe Hubs, një platformë prodhuese, projekton që do të dyfishohet në madhësi gjatë pesë viteve të ardhshme.

"Është me të vërtetë një mënyrë shumë efektive dhe efikase për të ndërtuar një segment të vogël pronash, por nuk është diçka që zbatohet në ekosistemin më të gjerë komercial të pasurive të patundshme," tha D'Esposito. "Ne nuk e dimë saktësisht se si do të funksionojnë këto ndërtesa gjatë dekadave ose cili do të jetë ruajtja afatgjatë e vlerës për ta. Pra, nëse po flisni me një investitor ose huadhënës, ky është një flamur i madh i verdhë. "

Hernández, i cili ka në plan të zgjerojë biznesin e tij të ndërtimit në një hapësirë ​​më të madhe në shtëpinë e tij të re, tha se nuk ishte i fokusuar për një transferim të mundshëm. Ai kujdeset për ndikimin afatgjatë që shtëpia do të ketë për vajzën e tij, e cila po studion për t'u bërë infermiere.

Të ndërtosh shtëpi me printer! Teknologjia 3D po krijon

Échale, e cila funksionon në Meksikë për 24 vjet, ndihmoi New Story të zgjedhë banorët për shtëpitë e reja bazuar në nevojë. Vendosi të nënshkruante titujt e secilës shtëpi jo për një familje të tërë, por për gruan e shtëpisë.  Échale punëson punëtorë vendas për të ndërtuar komunitetet e tyre, kështu që vendosja e një printeri 3D nga një kompani amerikane e teknologjisë në zemër të një fshati rural ishte një ndryshim.

 

Të fundit