Flash News

Bota

Të paktën 13 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në SHBA

 Të paktën 13 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në SHBA

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën nga i nxehti ekstrem që ka përfshirë jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dy javët e fundit.

Deri tani janë shënuar 11 viktima në Teksas, pranë kufirit me Meksikën.

“Që nga e mërkura, ka pasur 11 vdekje gjithsej”, thanë zyrtarët lokalë në një deklaratë për AFP-në.

Një 14-vjeçar vdiq javën e kaluar kur po ecte në një park në Teksas, ku temperaturat arritën 48 gradë celsius.

Në mënyrë tragjike, njerku i viktimës ka ndërruar jetë në një aksident automobilistik, teksa po nxitonte për ta shpëtuar djalin.

Ndërkohë një grua 62-vjeçare vdiq në shtetin fqinj të Luizianës javën e kaluar, pasi një stuhi la mijëra familje pa energji dhe rrjedhimisht pa ajër të kondicionuar, sipas zyrtarëve lokalë.

 

 

Të fundit