Flash News

Bota

Të paktën 3,375 iranianë janë vrarë gjatë luftës, thonë mediat shtetërore

Të paktën 3,375 iranianë janë vrarë gjatë

Të paktën 3,375 persona janë vrarë në Iran që kur SHBA-të dhe Izraeli filluan sulmet ajrore në vend, sipas medias shtetërore Islamic Republic of Iran Transmeting (IRIB), shkruan CNN. 

Të vrarët u identifikuan nga Organizata e Mjekësisë Ligjore e Iranit, tha IRIB, duke cituar Abbas Masjedi, kreun e organizatës.

Të paktën 2,875 prej të vrarëve ishin burra dhe 496 ishin gra, tha ai, sipas IRIB.

Muajin e kaluar, ministri i jashtëm i Iranit tha se "qindra civilë iranianë", përfshirë më shumë se 200 fëmijë, ishin vrarë që nga fillimi i konfliktit.

Të fundit