Flash News

Bota

Të shtëna me armë në rrugët e Kabulit, shtypet një protestë

Të shtëna me armë në rrugët e Kabulit, shtypet një

Të shtëna të forta shpërthyen në kryeqytetin afgan, ndërsa talebanët po shtypnin një protestë, raporton Euronews. Talibanët filluan të qëllojnë për të shpërndarë një protestë dhe u thanë gazetarëve që të ndalojnë xhirimet.

Talibanët pushtuan kryeqytetin e Afganistanit në mes të gushtit, pas vunë në kontroll të shpejtë të gjithë vendin. Talibanët deklaruan dje  se kishin marrë Luginën Panjshir, provincën e fundit të mbajtur nga luftëtarët e rezistencës.

Ahmad Massoud, i cili ka udhëhequr luftëtarët e rezistencës atje, bëri thirrje për një "kryengritje kombëtare" kundër talebanëve. Në Kabul, gratë kishin protestuar kohët e fundit në mbështetje të të drejtave të tyre.

Kur talebanët sunduan më parë në Afganistan midis 1996 dhe 2001, gratë nuk lejoheshin të punonin ose të shkonin në shkollë dhe mund të dilnin nga shtëpia vetëm me një shoqërues mashkull.

Të fundit