Flash News

Bota

Telefonata e parë e Biden si president do jetë me Justin Trudeau

Telefonata e parë e Biden si president do jetë me Justin Trudeau

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki u tha gazetarëve se telefonata e parë e presidentit Joe Biden me një udhëheqës botëror do të jetë me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.

"Telefonata e tij e parë me një udhëheqës të huaj do të jetë të premten me kryeministrin Trudeau," tha Psaki gjatë konferencës së saj të parë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë pas inaugurimit të Biden.

"Unë pres që ata të diskutojnë marrëdhëniet e rëndësishme me Kanadanë, si dhe vendimin e tij mbi tubacionin Keystone që ne njoftuam sot," tha Psaki.

Biden revokoi zyrtarisht lejen presidenciale që administrata Trump i dha projektit të diskutueshëm të tubacionit ndërkufitar të naftës.  Sekretarja e shtypit shtoi se Biden ka të ngjarë të ketë përparësi duke folur me aleatët e SHBA.

"Unë do të prisja që thirrjet e tij të hershme të ishin me partnerë dhe aleatë," tha ajo. "Ai mendon se është e rëndësishme për të rindërtuar marrëdhënie dhe për të adresuar sfidat dhe kërcënimet me të cilat po përballemi në botë."

Të fundit