Flash News

Bota

Tensionet Kinë-Tajvan, presidenti Xi Jinping: 'Ribashkimi' duhet të përmbushet

Tensionet Kinë-Tajvan, presidenti Xi Jinping: 'Ribashkimi' duhet

Presidenti kinez Xi Jinping ka thënë se "ribashkimi" me Tajvanin "duhet të përmbushet", ndërsa tensionet e rritura mbi ishullin vazhdojnë.

Xi tha se bashkimi duhet të arrihet në mënyrë paqësore, por paralajmëroi se populli kinez kishte një "traditë të lavdishme" të kundërshtimit të separatizmit, shkruan BBC.

Në përgjigje, Tajvani tha se e ardhmja e tij ishte në duart e njerëzve të tij.

Tajvani e konsideron veten një shtet sovran, ndërsa Kina e shikon atë si një provincë të shkëputur.

Pekini nuk ka përjashtuar përdorimin e mundshëm të forcës për të arritur bashkimin.

Ndërhyrja e Xi vjen pasi Kina dërgoi një numër rekord avionësh ushtarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit ditët e fundit. Disa analistë thonë se fluturimet mund të shihen si një paralajmërim për presidentin e Tajvanit.

Ministri i Mbrojtjes i Tajvanit ka thënë se tensionet me Kinën janë pikwn më të keqe në 40 vjet.

Duke folur në një ngjarje që shënonte 110 vjetorin e revolucionit që përmbysi dinastinë e fundit perandorake të Kinës në 1911, Xi tha se bashkimi përmes një "mënyre paqësore" ishte "në përputhje me interesin e përgjithshëm të kombit kinez, përfshirë bashkatdhetarët e Tajvanit".

Zoti Xi ka thënë se ai dëshiron që bashkimi të ndodhë sipas një parimi "një vend, dy sisteme", i ngjashëm me atë të Hong Kong, i cili është pjesë e Kinës, por ka një shkallë të lartë të autonomisë.

Në një deklaratë të veçantë, Këshilli i Çështjeve Kontinentale të Tajvanit i bëri thirrje Kinës të braktisë "hapat e saj provokues të ndërhyrjes, ngacmimit dhe shkatërrimit".

Pak para se Xi të fliste në Pekin, Kryeministri i Tajvanit Su Tseng-chang akuzoi Kinën për nxitjen e tensioneve.

Të fundit