Flash News

Bota

Tensionet Turqi-Greqi, nisin lëvizjet me fillimin e 2021

Tensionet Turqi-Greqi, nisin lëvizjet me fillimin e 2021
Foto ilustruese

Edhe ky vit duket se do të shoqërohet me raporte të acaruara mes Athinës dhe Ankarasë zyrtare. Mediat greke shkruajnë se Turqia lëshoi ​​dy “Navtex” të ri të paligjshëm të shtunën, i pari i vitit, duke sfiduar juridiksionin grek rreth Kretës.

“Navtex”-i turk erdhi pas lëshimit të udhëzimeve përkatëse nga stacioni i Heraklionit për stërvitjet aeronautike të Forcave të Armatosura Greke.

“Navtex” i referohet rezervimit të zonave për ushtrime detare të hënën 4 janar dhe të premten më 8 janar.

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar deklaroi pak ditë më parë se autoritetet greke kishin njoftuar dhjetra “Navtex” brenda tre muajsh. Dy vendet nuk po e gjejnë gjuhën e përbashkët për të caktuar kufirin detar.

Të fundit