Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Thatësira dhe përmbytje, shkencëtarët paralajmërojnë El Niño-n më të fortë të 140 viteve të fundit

Në Oqeanin Paqësor po zhvillohet një El Niño potencialisht ekstrem, një fenomen klimatik që mund të ndikojë në kushtet e motit në mbarë botën në javët në vijim. Meteorologët paralajmërojnë se mund të jetë El Niño më i fortë i regjistruar ndonjëherë.
Fenomeni ka "potencial të vërtetë për t'u zhvilluar në aktivitetin më të fortë El Niño të 140 viteve të fundit”, thotë Paul Roundy, profesor për studimet atmosferike dhe mjedisore në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut (Albany).
Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) supozon se kushtet e motit El Niño do të fillojnë së shpejti të ndihen dhe do të zgjasin të paktën deri në dimër. Në varësi të fuqisë dhe kohëzgjatjes së fenomenit, kjo mund të çojë në thatësira, përmbytje, valë të nxehti dhe ndërprerje të furnizimit me ushqim dhe ujë në shumë rajone.
Çfarë është El Niño?
El Niño është një model klimatik natyror që përsëritet çdo dy deri në shtatë vjet. Ai fillon me dobësimin e erërave pasate mbi Paqësorin tropikal. Si pasojë, ujëra të ngrohta grumbullohen nëOqeanin Paqësor.
Kjo ngrohje ndodh vetëm në një rajon, me një sipërfaqe afërsisht sa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por efektet ndihen në të gjithë globin. "Ndryshimet në atmosferën tropikale mund të ndikojnë edhe atmosferën në gjerësitë e mesme”, thotë Gavin Schmidt nga Instituti Goddard i NASA-s për Studime Hapësinore. "Prandaj na prek edhe ne, edhe pse mund të jemi mijëra kilometra larg.”
Krijohet një reaksion zinxhir global, ku El Niño është "dominoja e parë atmosferike që bie”.
Cilat janë efektet e pritshme në klimë?
Efektet e shkaktuara nga El Niño ndryshojnë shumë nga rajoni në rajon. Në disa vende shkakton thatësirë, ndërsa në të tjera përmbytje. Disa rajone në Amerikën Qendrore, Azi, Afrikë dhe Australi bëhen më të nxehta dhe më të thata gjatë viteve me El Niño. Mungesa e ujit ndikon në bujqësi, prodhimin e energjisë hidroelektrike dhe furnizimin me ujë të pijshëm. Në Honduras, autoritetet presin që thatësira e rëndë të prekë rreth 75 komuna. Në kryeqytetin Tegucigalpa tashmë është shpallur gjendja e emergjencës për ujë.
Në rajone të tjera ndodh e kundërta. Në pjesë të bregdetit të Paqësorit në Amerikën e Jugut, El Niño mund të shkaktojë reshje të rrëmbyeshme dhe përmbytje shkatërruese.
Edhe pasi reshjet kanë ndalur ose rezervuarët janë tharë, pasojat mund të ndihen për një kohë të gjatë. El Niño lidhet me humbje të të korrave dhe dëme ekonomike në nivele trilionëshe. Gjatë El Niño 2015/2016, miliona njerëz në mbarë botën kishin nevojë për ndihmë ushqimore për shkak të prodhimeve të dobëta.
Zjarret në pyje po bëhen gjithashtu një kërcënim në rritje. Shkencëtarët paralajmërojnë për rritje të rrezikut nga nxehtësia ekstreme dhe thatësira, që favorizojnë zjarret në Australi, Kanada, SHBA dhe në pyjet tropikale të Amazonës.
Stuhitë, koralet dhe sezoni i uraganeve
El Niño luan gjithashtu rol në formimin e stuhive tropikale. Shkencëtarët presin që sezoni i uraganeve në Atlantik sivjet të jetë më i dobët se zakonisht. Fenomeni rrit zakonisht prerjen e erës mbi Atlantik, duke e bërë më të vështirë formimin dhe forcimin e stuhive.
"Në Paqësorin tropikal, ujërat po ngrohen”, shpjegon shkencëtari Brian Tang. "Kur zhvillohet El Niño, sidomos gjatë sezonit të uraganeve, formimi i reve, stuhive dhe reshjeve në Atlantik zakonisht pengohet.”
Megjithatë, më pak stuhi nuk do të thotë më pak rrezik. Nëse një stuhi bëhet uragan, ajo është e vështirë të ndalet dhe mund të shkaktojë dëme katastrofike.
Në Paqësor ndodh e kundërta: El Niño zakonisht shkakton më shumë stuhi dhe më të forta.
Ekosistemet detare gjithashtu janë nën presion. Temperatura më e lartë e ujit mund të shkaktojë zbardhjen e koraleve dhe të dëmtojë më tej shkëmbinjtë koralorë tashmë të dobësuar nga ndryshimet klimatike.
Edhe fermerët ndiejnë pasojat. Në Indi, prodhuesit e mangos raportuan rënie të ndjeshme të prodhimit për shkak të kushteve të pazakonta të motit që ndikuan në lulëzim dhe frutëzim.
Si ndikon ndryshimi klimatik?
Sipas shkencëtarëve, nuk ka prova të qarta që ndryshimi klimatik e forcon vetë El Niño, por ai mund të rrisë efektet e tij.
"Një thatësirë e rëndë e shkaktuar nga mund të shndërrohet në një thatësirë ekstreme për shkak të ndryshimit klimatik”, thotë Michael McPhaden.
Ajri më i ngrohtë mban më shumë lagështi, duke rritur rrezikun e reshjeve ekstreme dhe përmbytjeve. Temperaturat më të larta gjithashtu përkeqësojnë thatësirat, pasi toka thahet më shpejt.
Meqë temperaturat globale tashmë janë pranë niveleve rekord, El Niño mund t'i shtyjë ato edhe më lart.
Si mund të përgatitet bota?
Një avantazh i El Niño është se zhvillohet ngadalë dhe mund të vëzhgohet muaj përpara. Shkencëtarët monitorojnë temperaturat e oqeanit dhe kushtet atmosferike, duke u dhënë qeverive dhe komuniteteve kohë për përgatitje.
Parashikimet u mundësojnë autoriteteve të marrin masa për të mbrojtur të korrat, për të përmirësuar mbrojtjen nga përmbytjet dhe për të optimizuar sistemet e paralajmërimit të hershëm.
"Ne e dimë ku do të ketë më shumë shi ose thatësirë të pazakontë”, thotë McPhaden. "Falë parashikimeve afatgjata, kemi kohë të mjaftueshme për të zhvilluar strategji për të kufizuar dëmet dhe për të shmangur pasojat më të rënda.”/DW
Të fundit
73.4% e shpenzimeve shëndetësore të shqiptarëve nga xhepi shkojnë për ilaçe
14 July 2026, 09:02
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
14 July 2026, 08:24
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29