Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
The Economist/ Mikhail Khodorkovsky: Unë e njoh Putinin, është bandit! Si duhet të sillet Perëndimi me të
Një ish-manjat i naftës dhe i burgosur politik paralajmëron Perëndimin se duhet të përballet me Vladimir Putinin tani ose të përgatitet për diçka më të keqe
Unë kam bërë një luftë personale me Vladimir Putin për gati 20 vjet. Kjo bëri që të burgohesha në Rusi për dhjetë vjet dhe më pas të dëbohesha, me një paralajmërim se do të më priste burgimi i përjetshëm nëse do të kthehesha ndonjëherë. A e njoh njeriun që m’i bëri të gjitha këto? Unë mendoj se po. Kjo është arsyeja pse e shikoj me dëshpërim qasjen disfatiste të liderëve perëndimorë, si Joe Biden, Emmanuel Macron dhe Naftali Bennett.
Është e vështirë për mua të gjykoj sesi veprimet e tyre shihen nga elektorati i tyre. Megjithatë, unë e di mirë se si ata perceptohen nga zoti Putin, i ulur në fund të tryezës së tij të gjatë. Fluturojnë për në Moskë, e thërrasin, i kërkojnë të ndalojë, por e sigurojnë se nuk do të ndërhyjnë dhe nuk duan që ai të perceptojë lëvizje të caktuara si provokim. Presidenti i sheh të gjitha këto si dobësi dhe kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme.
Një pjesë e problemit është se liderët aktualë të vendeve perëndimore nuk janë marrë kurrë me banditë. Përvoja dhe edukimi i tyre lidhet me ndërveprimet mes shtetarëve. Parimi i sjelljes së këtyre njerëzve është që të dyja palët të pranojnë njëra-tjetrën në interes të elektoratit ose subjekteve të tyre. Lufta është e keqe për ta, dhe përdorimi i forcës është mjeti i fundit.
Ky nuk është rasti me Vladimir Putin. Ai u rrit në KGB, një organizatë që mbështetej në forcën dhe mospërfilljen e ligjit. Ndërsa punonte në Bashkinë e Shën Pjetërburgut në fillim të viteve 1990, ai ishte përgjegjës për ndërveprimin informal të agjencive të zbatimit të ligjit me gangsterët. Shën Pjetërburgu në atë kohë perceptohej në Rusi ashtu siç shihej Çikago gjatë Prohibicionit. Në vend të uiskit kontrabandë, gangsterët shisnin drogë dhe naftë.
Kohët ndryshuan, por mënyrat e tij për të zgjidhur çështjet mbetën. Disa nga bisedat mes të besuarve të tij dhe kriminelëve të njohur, të bëra publike pas një hetimi nga prokurorët spanjollë, na ndihmojnë të kuptojmë se si vrasja e Aleksandër Litvinenkos dhe helmimi i Alexey Navalny dhe Skripals erdhi me miratimin e shefit. Veprime të tilla janë normë në rrethet e presidentit, sepse ai është bandit nga natyra.
Edhe pas më shumë se 20 vjetësh në pushtet, pasi ka fituar një imazh të fortë dhe vetëbesim, një bandit do të mbetet gjithmonë një bandit për sa i përket perceptimit të tij midis atyre që e rrethojnë. Është një gabim drastik kur shihet si një burrë shteti normal. Partnerët e huaj të Rusisë nuk arrijnë ta kuptojnë se kush është ai në të vërtetë.
Unë kam mjaft përvojë në trajtimin e banditëve. Pasi kalova dhjetë vjet në burgjet ruse, mund të them se gjëja më e rrezikshme është t'u tregosh atyre ndonjë dobësi apo pasiguri. Çdo hap drejt kërkesave të tyre, pa një demonstrim të qartë të forcës, do të perceptohet si dobësi. Sipas logjikës së tyre, nëse vendet perëndimore thonë se nuk do të heqin dorë nga Ukraina dhe megjithatë bëjnë pikërisht këtë, do të thotë se janë të dobëta. Dhe kjo e bën të mundshme që zoti Putin të shikojë drejt fqinjëve të tjerë, si Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia, të cilët ishin gjithashtu më parë pjesë e Perandorisë Ruse.
Duhet të kuptoni se zoti Putin, në kokën e tij, ka qenë prej kohësh në luftë jo me Ukrainën, por me Amerikën. Dhe tani Amerika dhe NATO duket se po tërhiqen. Ai nuk është i vetmi bandit që e percepton situatën në këtë mënyrë. Banditë të tjerë gjithashtu po shikojnë dhe presin radhën e tyre, ndërsa poshtërimi i Amerikës jehon në mbarë botën. Transnistria po trazohet, Ballkani është sërish i shqetësuar, Irani po sulmon bazat amerikane. Në një moment, Amerika dhe NATO do të hakmerren, por deri në atë moment, ata do të sulmohen nga sorrat dhe shkabat në pjesë të ndryshme të botës dhe zoti Putin nuk do ta kuptojë menjëherë se reagimi është serioz. Zakoni i mosndëshkimit mes banditëve nuk largohet aq shpejt. Dhe kjo do të thotë që një luftë më e keqe, edhe më e madhe, ka të ngjarë.
Ndoshta nuk e besoni. Por merrni parasysh këtë: zoti Putin arriti të rrisë vlerësimin e tij kur erdhi në detyrë, në vitin 1999, me luftën në Çeçeni. Ai e zgjidhi problemin e kontrollit të "presidentit të tij të përkohshëm", Dmitry Medvedev, duke shkuar në luftë me Gjeorgjinë në vitin 2008. Pasi kishte shkuar në luftë me urdhër të zotit Putin, z. Medvedev u detyrua të braktiste axhendën e tij të modernizimit. Zoti Putin e zgjidhi problemin e rënies së vlerësimeve të tij në 2013-14 duke pushtuar Krimenë.
Tani, lufta në Ukrainë zbut çdo parehati rreth një dekade rënie ekonomike. Nëse ai lejohet të marrë Ukrainën, ekonomia do të vazhdojë të shembet, si rezultat i korrupsionit dhe sanksioneve. Një valë arkivolesh do të vijë mbrapsht në Rusi, sepse lufta guerile nuk mund të ndalet. Gjendja e popullatës do të vazhdojë të përkeqësohet. Dhe në vitin 2024 do të ketë zgjedhje.
Cila ka të ngjarë të jetë zgjidhja e zotit Putin? Do të jetë një tjetër “operacion special”. Moldavia është shumë e vogël, kështu që ka të ngjarë të jetë radha e shteteve baltike ose Polonisë. Nëse Putini nuk ndalet në Ukrainë, NATO-s do t'i duhet ta luftojë atë në terren.
Sa i përket armëve bërthamore, presidenti rus ka një psikozë maniake. Ai është i fiksuar pas të qenit një figurë historike si Stalini. Ai ka vendosur një statujë të madhe të Princit Vladimir, krijuesit të Rusisë, në portën e tij të Kremlinit. Por ai nuk është vetëvrasës ose nuk do të ishte ulur në anën tjetër të një tavoline prej 20 metrash nga miqtë e tij. Ai do të përdorë armë bërthamore vetëm nëse beson se nuk do të ketë kundërreagim. Por çdo ditë që NATO refuzon zonën e ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, vetëbesimi i tij rritet.
Unë nuk dua që vendi im të përballet me NATO-n në një konflikt global, por përpjekja për të folur me një bandit pa i treguar forcën të çon pikërisht aty.
Në shqip: Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38