Flash News

Bota

Tjetër variant i Covid-19 zbulohet në Vietnam, transmetohet më lehtë se katër të parët

Tjetër variant i Covid-19 zbulohet në Vietnam, transmetohet më
Foto ilustruese

Në Vietnam është zbuluar një variant i ri i koronavirusit, që është një hibrid i llojeve të gjetura për herë të parë në Indi dhe Mbretërinë e Bashkuar, tha sot ministri i Shëndetësisë.

Nguyen Thanh Long deklaroi se shkencëtarët ekzaminuan përbërjen gjenetike të virusit që kishte infektuar disa pacientë dhe gjetën versionin e ri të virusit.

Ai tha se testet laboratorike sugjeruan se mund të përhapet më lehtë sesa versionet e tjera të virusit, raportojnë mediat e huaja. Long u shpreh se varianti i ri mund të jetë përgjegjës për një rritjen e shifrave në Vietnam.

Viruset shpesh zhvillojnë ndryshime të vogla gjenetike, ndaj riprodhohen variante të reja. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka renditur katër "variante shqetësuese", atë të Britanisë së Madhe, Afrikës së Jugut, Brazilit dhe Indisë.

Të fundit