Flash News

Bota

Top destinacionet më të vizituara në botë gjatë 2021-shit

Top destinacionet më të vizituara në botë gjatë

Viti 2021 ishte i dyti radhazi që udhëtimet u realizuan nën kushtet që imponon pandemia Covid-19. Shumë shtete hapën dyert për qytetarët nga çdo vend i botës. Por cilat ishin destinacionet ndërkombëtare më të mira për të udhëtuar dhe që u preferuan më shumë gjatë 2021-it?

Kenia

Kenia ishte destinacioni i duhur për njerëzit e apasionuar pas botës shtazore. Kur bëhet fjalë për turizmin e kafshëve të egra, në Kenia duhet të kemi parasysh luanët, elefantët, rinocerontët, etj. Safaret në Masai Mara janë cilësuar si një nga përvojat më të mira që mund të keni.

Përveç savanës dhe parqeve kombëtare, Kenia preferohet dhe për turizmin historik si rrënojat arkeologjike “Gede”, muzeu “Fort Jesus” dhe destinacioni prehistorik “Koobi Fora&quot.

Top destinacionet më të vizituara në botë gjatë

Luksemburgu

Në dukje jo si destinacion i preferuar, por Luksemburgu ka tërhequr shumë vizitorë. Një vend i vogël i shtrirë midis Francës dhe Gjermanisë, por i pasur me monumente kulturore dhe muzume, shumë prej të cilave janë pjesë e UNESCO-s.

Lagjja e Vjetër e qytetit të Luksemburgut është cilësuar si vendi perfekt pr të shkrepur foto të bukura. Ura "Adolphe" dhe fortifikimi shkëmbor "Block" që ngrihet mbi lumin Alzette janë vendet që nuk duhen lënë pa vizituar.

Top destinacionet më të vizituara në botë gjatë

Zelanda e Re

Ky shtet është konsideruar si i vetmi në botë, ku mund të përjetoni të katër stinët brenda një dite. Duke pasur gjithçka, nga qytetet e zhvilluara dhe vendet e mbrojtura të kafshëve të egra deri te plazhet më të mira, Zelanda e Re mbeti edhe në vitin 2021 si një nga destinacionet më të preferuara.

Dashamirësit e natyrës dhe kafshëve duhet të ecin në parqet kombëtare Mount Cook dhe Kahurangi, ndërsa luksin mund ta përjetoni në ishujt Bay duke lundruar në jahte private. Për ata që duan të ndjekin shtigjet më pak të udhëtuara, pikat si Oparara Arches, mali Stokes dhe ishulli Stewart janë ideale.

Top destinacionet më të vizituara në botë gjatë

Greqia

Greqia mbetet një vend i kërkuar nga turistët. Arkipelagë piktoreskë, vende arkeologjike dhe ushqime të shijshme janë arsyeja e popullaritetit të Greqisë. Athina është një strehë për të apasionuarit pas historisë, me atraksione si Akropoli dhe Delphi.

Ishujt Korfuzi, Santorini e Mykonos, të shtrenjtë dhe me pamje mahnitëse ishin sërish destinacionet më të kërkuara në Greqi. Por as manastiret në Meteora nuk mbetën pas.

Top destinacionet më të vizituara në botë gjatë

Kroacia

Kroacia ishte një nga destinacionet më të kërkuara të udhëtimit në Ballkan. Me trashëgiminë e pasur, natyrën dhe qytetin "kartolinë" të Dubrovnikut, Kroacia arriti të joshte miliona turistë.

Plazhi Stiniva është destinacioni ideal për t'u zhytur thellë në ujërat e kristalta të detit. Liqenet e Plitvicës, të mbrojtur nga UNESCO ishte një tjetër atraksion që tërhoqi turistë, por dhe i duhuri për ata që po planifikojnë të vizitojnë këtë vend. As kafshët e egra nuk mungojnë në Kroaci.

Top destinacionet më të vizituara në botë gjatë

Tajlanda

Ky vend mbeti sërish shumë i lakmuar, pasi ka një përzierje të qyteteve të zhurmshme, moderne, fshatrave paqësore dhe plazheve të qeta. Pjesa veriore e vendit ka shumë me tempuj në malet e gjelbërta, me ujëvara të mëdha dhe shpella të fshehura.

Gadishulli Malajz në jug, atraksioni tjetër turistik karakterizohet nga ishujt tropikal si Phi Phi, Phang Nga dhe Phuket. Kryeqyteti, Bangkoku ka një nga aeroportet kryesore në botë, pallatin mbretëror, tempuj dhe statujën e madhe të Budës.

Top destinacionet më të vizituara në botë gjatë

Parisi

Qyteti i Dritës tërheq miliona vizitorë çdo vit me "asetet" e tij. Kuzhina, veprat e mëdha të artit, lumi Seina që përshkron qytetin, muzeumet, kishat dhe ndërtesat e vjetra të ndërtuara me stik rokoko dhe neoklasik e bëjnë Parisin që të jetë gjithmonë ndër vendet më të vizituara. Kulla Eiffel, Musée d'Orsay, pallati i Versajës janë destinacionet që nuk duhen humbur në Paris.

Top destinacionet më të vizituara në botë gjatë

Sllovenia

Lubjana njihet si kryeqyteti i gjelbër i Evropës, por Sllovenia është edhe një "parajsë" e ushqimit, duke u zgjedhur "Rajoni Evropian i Gastronomisë për vitin 2021". Jo vetëm këto, peisazhet dhe klima janë një arsye pse Sllovenia është një atraksion turistik gjatë viteve të fundit.

Liqenet e Bled dhe Bohinj, parkun Tivoli, lagjja e vjetër Metelkova që ka shumë galeri arti, studio artistësh dhe qendra kulturore dhe bare janë destinacionet më të preferuara në Lubjana.

Top destinacionet më të vizituara në botë gjatë

Emiratet Arabe

Emiratet Arabe janë bërë sinonim i pushimeve në qytet dhe familjare. Me akses të lehtë nga të gjitha anët e botës, nuk është çudi që vendi është bërë një pikë e preferuar.

Qytetet e teknologjisë së lartë dhe të pasura të Dubait dhe Abu Dhabi janë tërheqja kryesore për shumë vizitorë. Qëndra si Dubai Mall, Festival City Mall dhe Yas Mall presin turistë të pasur nga çdo vend i botës. Të apasionuarit pas trashëgimisë zgjedhin të eksplorojnë Sharjah dhe Ras Al Khaimah. Alpinistët do të gjejnë shumë mundësi për ecje në malet e thata Hajar.

Top destinacionet më të vizituara në botë gjatë

Turqia

E vendosur në qendër të zymtë të tre kontinenteve, ajo është një përzierje mahnitëse e kulturave evropiane, afrikane dhe aziatike. Turqia preferohet nga turistët në çdo stinë. Antalia, Stambolli, Bodrum dhe Kapadokia janë qytetet më të vizituara në Turqi.

Top destinacionet më të vizituara në botë gjatë

Të fundit