Flash News

Bota

Trazirat në Kubë/ Qeveria vendos të heqë detyrimet e importit për ushqimet, ilaçet dhe produktet e domosdoshme

Trazirat në Kubë/ Qeveria vendos të heqë detyrimet e

Kuba ka hequr përkohësisht detyrimet e importit për ushqimet, ilaçet dhe produktet e tjera të domosdoshme pas trazirave të fundit.Nga e hëna e ardhshme, nuk do të ketë asnjë kufizim për mallrat e sjella nga udhëtarët deri në fund të vitit, raporton BBC.

Mijëra qytetarë protestuan për mungesën e ushqimit dhe ilaçeve, rritjen e çmimeve dhe për mënyrën se si qeveria e ka trajtuar pandeminë Covid-19.

Një kërkesë që ata kishin ishte që njerëzit që mbërrinin në Kubë të sillnin furnizime pa paguar detyrime doganore.

Dhjetra qytetarë janë arrestuar në të gjithë vendin që nga fillimi i trazirave, ditën e dielë. Autoritetet raportuan për një viktimë. Protestat anti-qeveritare në Kubë janë të rralla.

Të fundit