Flash News

Bota

Tregues i dështimit? Rusia do të dërgojë muzikantë në frontin e luftës për të rritur moralin e ushtarëve

Tregues i dështimit? Rusia do të dërgojë muzikantë

Rusia thotë se do të dërgojë muzikantë në vijën e parë të frontit të luftës në Ukrainë si përpjekje për të rritur moralin.

Ministria e mbrojtjes njoftoi formimin e "brigadës krijuese të vijës së parë" këtë javë, duke thënë se ajo do të përfshijë si vokalistë ashtu edhe muzikantë.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar e paralajmëroi këtë zhvillim. Ndërkohë, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu vizitoi trupat e vijës së parë në Ukrainë, tha qeveria.

Në një deklaratë të postuar në Telegram, ministria e mbrojtjes tha se Shoigu "fluturoi rreth zonave të dislokimit të trupave dhe kontrolloi pozicionet e avancuara të njësive ruse në zonën e operacionit special ushtarak".

Vizita e raportuar vjen pasi zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar thanë se morali i ulët vazhdon të jetë një "vulnerabilitet i rëndësishëm në pjesën më të madhe të forcës ruse".

Mbretëria e Bashkuar tha se brigada e re krijuese, e cila pason një fushatë të fundit, duke i kërkuar publikut të dhurojë instrumente muzikore për trupat është në përputhje me përdorimin historik të "muzikës ushtarake dhe argëtimit të organizuar" për të rritur moralin.

Por ata vunë në pikëpyetje nëse brigada e re në të vërtetë do të shpërqendronte trupat, të cilët kanë qenë të shqetësuar kryesisht për "normat shumë të larta të viktimave, udhëheqjen e dobët, problemet e pagave, mungesën e pajisjeve dhe municioneve dhe mungesën e qartësisë rreth objektivave të luftës".

Sipas gazetës ruse RBC neës, brigada do të përbëhet nga trupa të mobilizuara nën drejtimin e rekrutimit të Presidentit Vladimir Putin, si dhe "artistë profesionistë që hynë vullnetarisht në shërbimin ushtarak".

Njësia e re do të ketë për detyrë të mbajë "një gjendje të lartë morale, politike dhe psikologjik.

Burimi: BBC

 

Të fundit