Flash News

Bota

Trump deklarohet i pafajshëm para gjykatës

Trump deklarohet i pafajshëm para gjykatës

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk ka pranuar fajësinë për akuzat penale në sallën e gjyqit në New York, në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij.

Ai është deklaruar i pafajshëm pasi u akuzua për 34 vepra penale duke përfshirë falsifikimin e të dhënave të biznesit. Ai është formalisht nën arrest që nga mbërritja në gjykatë.

Sipas mediave të huaja, Donald Trump është bërë presidenti i parë aktual ose ish-presidenti që akuzohet për një krim, duke shënuar një kapitull të ri në historinë amerikane.

Trump, 76 vjeç, po hetohet për një pagesë të supozuar prej 130,000 dollarësh (104,000 £) që i është dhënë aktores pornografike Stormy Daniels në emër të tij, në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, të cilat ai i fitoi.

Thuhet se kjo ishte bërë për ta parandaluar atë të diskutonte një takim seksual që ajo tha se kishte pasur me Trump në një hotel në Liqenin Tahoe në vitin 2006.

Ai ka mohuar të ketë pasur një marrëdhënie seksuale me zonjën Daniels.

 

Të fundit