Flash News

Bota

Trump do bombardonte Iranin javën e shkuar ( rrjedha dramatike e ngjarjeve)

Trump do bombardonte Iranin javën e shkuar ( rrjedha dramatike e ngjarjeve)
Në foto: Presidenti amerikan ende në detyrë, Donald Trump, gjatë fushatës Presidenciale

Presidenti amerikan ende në detyrë, Donald Trump, mund të bombardonte një nga fabrikat e përpunimit të materialeve bërthamore në Iran javën e kaluar. Mirëpo u tërhoq, pasi këshilltarët e tij të lartë e paralajmëruan se lëvizja e tij mund të çonte në përshkallëzim të konfliktit gjatë javëve të tij të fundit në detyrë.

New York Times raporton se Presidenti Trump diskutoi me këshilltarët e të sigurisë mundësinë e ndërmarrjes së një sulmi bërthamor gjatë një takimi të zhvilluar në Zyrën Ovale të enjten e kaluar. Pjesë takimi ishte edhe zëvendëspresidenti Mike Pence, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, Sekretarin e Mbrojtjes në Detyrë, Christopher Miller dhe kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit Gjeneral Mark A. Milley.

Këshilltarët e vjetër e dekurajuan presidentin të mos shkonte përpara me një sulm ushtarak kundër sitit kryesor bërthamor të Iranit në javët e ardhshme.

Çdo sulm - qoftë me raketa apo kibernetike - pothuajse me siguri do të përqendrohej në Natanz, ku Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike raportoi të mërkurën se rezervat e uraniumit të Iranit tani ishin 12 herë më të mëdha sesa lejoheshin sipas marrëveshjes bërthamore që zoti Trump braktisi në 2018. Agjencia gjithashtu vuri në dukje se Irani nuk e kishte lejuar atë të hynte në një vend tjetër të dyshuar ku kishte prova të veprimtarisë bërthamore në të kaluarën.

Në raportin e OKB thuhet se Irani kishte më 2 nëntor 2.442 kg uranium, ndërkohë që më 25 gusht kishte 2105 kg. Sulmi i mundshëm i Trump do shënjestronte bazën bërthamore Natanz në Iran.

Të fundit