Flash News

Bota

Trump hedh poshtë planin e Macron për të njohur shtetin palestinez

Trump hedh poshtë planin e Macron për të njohur shtetin
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka hedhur poshtë planin e homologut francez  Emmanuel Macron për të njohur Palestinën si shtet.

Presidenti francez njoftoi ndryshimin e madh të politikës në një letër drejtuar presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, mbrëmë, dhe pritet të bëjë një njoftim zyrtar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator. Macron tha se shpreson që plani do të sjellë paqe në rajon, por shkaktoi kritika të ashpra nga Izraeli dhe SHBA-të.

"Ajo që thotë ai nuk ka rëndësi," u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. "Ai është një djalë shumë i mirë. Më pëlqen, por kjo deklaratë nuk ka peshë."

 

Të fundit