Flash News

Bota

Trump nënshkruan paketën e ndihmës prej 900 miliardë dollarësh

Trump nënshkruan paketën e ndihmës prej 900 miliardë
Donald Trump

Presidenti aktual i SHBA-ve, Donald Trump nënshkroi të dielën paketën e ndihmës prej rreth 900 miliardë dollarë, ku parashikohet që t’ju jepet një çek prej 600 dollarësh në muaj qytetarëve amerikanë. Kjo për për të lehtësuar krizën e  shkaktuar nga pandemia.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë firmosi edhe aktin për administratën. Nëse nuk do ta bënte këtë gjë, 14 milionë amerikanë nuk do të merrnin ndihmën dhe nga nesër një pjesë e administratës do të mbyllej, duke i mohuar shtetasve amerikane shërbimet që duan të marrin. 

Edhe presidenti i zgjedhur Joe Biden i bëri thirrje Trump ta miratonte paktetën, ndërsa ky i fundit nuk firmoste me pretendimin se kërkonte një pagesë prej 2000 dollarësh në muaj për amerikanët.

Presidenti e kishte quajtur projektligjin "një turp" pasi Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati e kaluan atë javën e kaluar, duke mbuluar disa muaj negociata në të cilat Trump ishte i përfshirë pak.

Përfitimet e papunësisë dhe mbrojtjes nga dëbimi skaduan të dielën herët.

Të fundit