Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Trump paralajmëron amerikanët për ndikimin e tarifave, kërcënon BE-në e Britaninë me luftë tregtare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka paralajmëruar amerikanët se mund të përballen me “vuajtje” ekonomike, për shkak të tarifave tregtare që sapo i ka vendosur ndaj partnerëve tregtarë të SHBA-së.
Ai gjithashtu kërcënoi me luftë më të gjerë tregtare, për t’i përfshirë edhe Bashkimin Evropian (BE) dhe, mbase, edhe Britaninë e Madhe.
“A do të ketë vuajtje? Po, mbase (dhe mbase jo!)” shkroi Trump më 2 shkurt në platformën e vet sociale në lidhje me ndikimin që mund ta kenë tarifat te konsumatorët amerikanë.
“Megjithatë, do t’ia vlejë barra qiranë”, shtoi ai.
Trump u tha gazetarëve se synon të bisedojë me liderët e Kanadasë dhe Meksikës, më 3 shkurt, në lidhje me tarifat – të cilat ekspertët thonë se mund ta trazojnë ekonominë botërore.
Por, Trump nuk tregoi nëse po i rishqyrtonte veprimet e tij.
"Nuk pres asgjë shumë dramatike", tha ai.
Trump tha se tarifat ndaj mallrave nga BE-ja do të "vendosen patjetër" dhe se kjo do të ndodhë "shumë shpejt".
Ai gjithashtu la të kuptohej se edhe Britania e Madhe mund të përballet me tarifa.
BE-ja tha më 2 shkurt se do të kundërpërgjigjej "fuqishëm", nëse Trumpi vendos tarifa, pavarësisht se shpreson në shmangien e një lufte tregtare përmes bisedimeve.
"Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për vendimin e SHBA-së për të vendosur tarifa ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës", tha një zëdhënës i Komisionit Evropian.
Vendet e prekura – Kanadaja, Meksika dhe Kina –kanë kërcënuar se do të ndërmarrin veprime hakmarrëse, derisa gjithashtu kanë bërë thirrje për bisedime tregtare në vend të tarifave, të cilat mund t’i rrisin çmimet për konsumatorët dhe t’i dëmtojnë ekonomitë e të gjitha palëve të përfshira.
Trump tha se ai i vendosi këto tarifa ndaj fqinjëve të SHBA-së derisa të ndalet fluksi i emigrantëve dhe i fentanilit të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara, megjithëse shkaktari i këtyre çështjeve është shumë i diskutueshëm dhe përfshin një sërë faktorësh të ndërlikuar.
Ai gjithashtu ka thënë se këto tarifa do të ndihmojnë në uljen e deficitit tregtar me partnerët kryesorë dhe do të nxisin prodhimin industrial në SHBA.
Trumpi e bëri të ditur premtimin e kamotshëm ekonomik më 1 shkurt, duke thënë se Uashingtoni do t’i godasë Kanadanë dhe Meksikën me tarifa prej 25 për qind për të gjitha mallrat, megjithëse produktet energjetike kanadeze do të përballen me një tarifë prej 10 për qind. Tarifat e reja përfshijnë gjithashtu një taksë prej 10 për qind për mallrat nga Kina, përveç atyre të vendosura më parë.
Trump tha se tarifat për mallrat nga të tre vendet do të hyjnë në fuqi më 4 shkurt.
Ai nuk i kushtoi rëndësi kërcënimit të Kanadasë për veprime hakmarrëse, duke thënë: "Nëse duan ta luajnë lojën, nuk e kam telash. Mund ta luajmë lojën sa të duan ata".
Trump shkroi se, pa tregtinë me SHBA-në, "Kanadaja nuk do të jetë vend i qëndrueshëm. E vrazhdët, por e vërtetë! Prandaj, Kanadaja duhet të bëhet shteti ynë i dashur i 51-të. Taksa shumë më të ulëta dhe mbrojtje shumë më e mirë ushtarake për popullin e Kanadasë – DHE ASNJË TARIFË!"
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, tha se tarifat hakmarrëse ndaj importeve nga Shtetet e Bashkuara do të hyjnë në fuqi më 4 shkurt.
Trudeau ka njoftuar synimin për t'u larguar nga posti i kryeministrit, dhe partia e tij Liberale do ta zgjedhë liderin të ri më 9 mars. Zgjedhjet pritet të mbahen në pranverë.
Kanadaja synon të vendosë tarifa prej 25 për qind ndaj importeve nga SHBA-ja, duke përfshirë pijet, produktet kozmetike dhe letrën.
Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, tha se do të japë hollësi mbi përgjigjen e vendit të saj më 3 shkurt.
Edhe Kina ka thënë se do t’i kundërpërgjigjet Trumpit./ REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38