Flash News

Bota

Trump paralajmëron BE-në: Do të vendosim tarifa për produktet tuaja

Trump paralajmëron BE-në: Do të vendosim tarifa për

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka paralajmëruar vendosjen e tarifave ndaj produkteve nga Bashkimi Evropian, duke e akuzuar bllokun për praktika të padrejta tregtare.

Duke folur dje në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se do të vendoste tarifa mbi mallrat nga BE-ja, shkruan politico.

“Ata nuk i pranojnë veturat tona, nuk i pranojnë produktet tona bujqësore, në thelb, nuk pranojnë pothuajse asgjë”, tha 78-vjeçari.

Lideri amerikan theksoi deficitin e madh tregtar mes SHBA-së dhe BE-së, duke premtuar se do të ndërmarrë masa “të rëndësishme” kundër bllokut, megjithëse nuk dha detaje të mëtejshme.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump përmendi planet për vendosjen e tarifave të reja prej 10 deri në 20 për qind për importet nga BE-ja, duke thënë se kjo do të nxiste industrinë vendase dhe do të adresonte deficitin tregtar.



Të fundit