Flash News

Bota

Tunizianët protestojnë kundër marrjes të pushtetit nga presidenti Saied, përplasje me policinë

Tunizianët protestojnë kundër marrjes të pushtetit nga

Policia tuniziane është përleshur me protestuesit pranë Parlamentit, pasi demonstruesit marshuan kundër marrjes së pushtetit politik nga presidenti Kais Saied katër muaj më parë.

Qindra policë kishin bllokuar zonën ku mijëra protestues po mblidheshin mëngjesin e sotëm për të kërkuar që Saied të rivendoste parlamentin dhe qeverisjen normale demokratike.

Opozita gjithnjë e më e zëshme, së bashku me një krizë të afërt në financat publike, mund të përbëjnë një provë të re se si Saied dhe qeveria e re që ai ka emëruar do të trajtojnë kërcënimet ndaj autoritetit të tyre.

“Mbyllni Kais Saied” dhe “Liri! Liri! Jepini fund shtetit policor!”-ishin thirrjet e protestuesëve ndërsa rrëzuan barrierat që pengonin rrugët që të çojnë në ndërtesën e parlamentit në pallatin Bardo të kryeqytetit, duke çuar në përleshje.

Presidenti tha se veprimet e tij ishin të nevojshme për t'i dhënë fund paralizës qeveritare pas viteve të grindjeve politike dhe dështimit ekonomik, dhe ka premtuar të mbështesë të drejtat dhe liritë e fituara në revolucionin e vitit 2011 që solli demokracinë.

Lëvizjet e tij dukej se kishin popullaritet të gjerë dhe mijëra mbështetës të tij u mblodhën në një tubim për ta mbështetur atë muajin e kaluar. Protesta e sotme pasoi përleshjet javën e kaluar midis policisë dhe protestuesve në qytetin jugor të Agareb, ku një person u vra.

Të fundit