Flash News

Bota

Turqia dënon protestën e Suedisë për djegien e Kuranit

Turqia dënon protestën e Suedisë për djegien e Kuranit

Turqia ka dënuar djegien e një kopje të Kuranit gjatë një proteste në Suedi, duke e përshkruar atë si një "akt të ndyrë".

Ai tha se vendimi i qeverisë suedeze për të lejuar vazhdimin e protestës ishte "plotësisht i papranueshëm" dhe vjen në kohën e rritjes së tensionit diplomatik midis dy vendeve.

Turqia, e cila i kishte bërë thirrje Suedisë për të ndaluar protestën, më herët anuloi një vizitë të ministrit suedez të Mbrojtjes, Pal Jonson, duke thënë se udhëtimi kishte humbur rëndësinë dhe kuptimin e tij".

Shpresohej se udhëtimi mund të largonte kundërshtimet e Ankarasë për anëtarësimin e vendit skandinav në aleancën ushtarake të NATO-s. Turqia deri më tani ka penguar aplikimet e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Turqia kërkon lëshime politike, duke përfshirë dëbimin e kritikëve të presidentit të saj, Rexhep Tajip Erdogan, dhe kurdëve që ajo pretendon se janë terroristë.

Turqia është tashmë një anëtare e NATO-s, që do të thotë se mund të bllokojë një vend tjetër nga anëtarësimi. Suedia dhe Finlanda aplikuan të dyja për t'u bashkuar me NATO-n pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

Rasmus Paludan, një politikan nga partia e ekstremit të djathtë Stram Kurs (Hard Line), dogji një kopje të Kuranit gjatë protestës të shtunën pasdite jashtë ambasadës turke në Stokholm.

Myslimanët e konsiderojnë Kuranin fjalën e shenjtë të Zotit dhe e shohin çdo dëmtim të qëllimshëm apo shfaqje të mosrespektimit ndaj tij si thellësisht ofenduese.

Të fundit