Flash News

Bota

Turqia dhe OKB diskutojnë 'objektivin e përbashkët' për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Turqia dhe OKB diskutojnë 'objektivin e përbashkët'

Shefi i Kombeve të Bashkuara dhe presidenti i Turqisë janë takuar për të "ripohuar se objektivi i tyre i përbashkët" për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë "sa më shpejt të jetë e mundur".

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takuan të hënën për të theksuar nevojën për korridore "efektive" humanitare, përmes të cilave mund të evakuohen civilët ukrainas, së bashku me thirrjen për t'i dhënë fund konfliktit.

Gjatë takimit të tij me Guterres, Erdogan tha se Turqia do të punojë ngushtë me OKB-në për t'i dhënë fund krizës humanitare në Ukrainë dhe për të ndihmuar në evakuimin e civilëve.

Guterres pritet të vizitojë Moskën të martën për të takuar presidentin rus Vladimir Putin për herë të parë që nga shpërthimi i luftës.

Udhëheqësi ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar shefin e OKB-së për vizitën e Moskës përpara Kievit.

 

 

Të fundit