Flash News

Bota

Turqia do të përdorë vaksinën kineze kundër Covid-19

Turqia do të përdorë vaksinën kineze kundër Covid-19
Foto Ilustruese


Turqia do të përdorë vaksinën kineze kundër koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha se efektiviteti i kësaj vaksinë është 91%.

Turqia fillimisht do të marrë tre milion doza të Sinovac dhe do të ketë mundësinë për 50 milionë më shumë, ndërkohë që vaksinimi fillon muajin tjetër.

Koca tha se dërgesat e para të vaksinës kineze do të dërgohen në Turqi të dielën.

Turqia "do të jetë në gjendje të vaksinojë 1.5 milionë apo edhe dy milionë njerëz në ditë", tha Koca, duke shtuar se "faza e parë" e vaksinimeve do të mbulonte nëntë milion njerëz.

Rusia dhe Kina tashmë kanë filluar përpjekjet e vaksinimit të popullatës me vaksina të prodhuara në vend. Shumë ekspertë kanë ngritur shqetësime për sigurinë e tyre.

Të fundit