Flash News

Bota

Turqia me vaksinë vendase kundër Covid-19, Erdogan: Do quhet “Turkovac”

Turqia me vaksinë vendase kundër Covid-19, Erdogan: Do quhet

Presidenti Recep Tayyip Erdogan njoftoi se emri i vaksinës vendase kundër llojit të ri të Covid-19 do jetë “Turkovac”.

Me pjesëmarrjen virtuale të Presidentit Erdogan, në Spitalin Rajonal të Ankarasë filloi të martën programi i vaksinimit me vullnetarë në kuadër të studimit të fazës së tretë të vaksinës kombëtare turke antiCOVID.

Është e rëndësishme që të kemi vaksinën tonë kombëtare në mënyrë që ta shpëtojmë vendin nga pandemia sa më shpejt të jetë e mundur. Me këtë vaksinë, aplikimi fillestar i fazës së tretë të së cilës u krye, Turqia tani po hap dyert e një epoke të re në këtë drejtim. Brenda disa javësh, ne do të përfshijmë në fushatën e vaksinimit të gjithë popullsinë mbi 18 vjeç të vendin tonë”, u shpreh ai.

Kreu i shtetit turk bëri me dije se emri i vaksinës vendase kundër COVID-19 është “Turkovac”.

 

 

 

Të fundit