Flash News

Bota

Turqia ndryshon zyrtarisht emrin. Si do quhet dhe pse u mor ky vendim

Turqia ndryshon zyrtarisht emrin. Si do quhet dhe pse u mor ky vendim

Turqia tani e tutje do të njihet si Türkiye në Kombet e Bashkuara, pasi pranoi një kërkesë zyrtare nga Ankaraja.

Disa organeve ndërkombëtare do t'u kërkohet të bëjnë ndryshimin e emrit si pjesë e një fushate riemërtimi të nisur nga presidenti turk në fund të vitit të kaluar.

"Turkiye është përfaqësimi dhe shprehja më e mirë e kulturës, qytetërimit dhe vlerave të popullit turk," tha Rexhep Tajip Erdogan në dhjetor.

OKB thotë se e bëri ndryshimin sapo mori kërkesën këtë javë.

Shumica e turqve tashmë e njohin vendin e tyre si Türkiye. Megjithatë, forma e anglishtes së Turqisë përdoret gjerësisht, edhe brenda vendit.

Transmetuesi shtetëror TRT bëri ndryshimin menjëherë sapo u njoftua vitin e kaluar, duke shpjeguar se ndër arsyet e riemërtimit të imazhit ishte shoqërimi me shpendin që tradicionalisht lidhej me Krishtlindjet, Vitin e Ri ose Ditën e Falënderimeve.

 

Të fundit