Flash News

Bota

Turqia propozon rikthimin e dënimit me vdekje

Turqia propozon rikthimin e dënimit me vdekje

Ministria e Drejtësisë turke deklaroi sot se do të rishqyrtohet dënimi me vdekje i hequr në vitin 2004.

Mediat turke raportojnë se rishikimi i dënimit me vdekje vjen pas zjarrit masiv në Marmaris. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se dënimi për zjarrvënësit e pyjeve "duhet të jetë i tmerrshëm”.

Bekir Bozdag, ministri i Drejtësisë tha se dikasterit i është ofruar fillimisht një udhëzim për t’u diskutuar.

“Ne filluam të operojmë në ministri”, tha ai, duke shtuar se dënimi aktual për zjarrvënësit është 10 vjet burg, duke u përshkallëzuar në një dënim të mundshëm të përjetshëm nëse zjarrvënia është pjesë e krimit të organizuar.

Të fundit