Flash News

Bota

Turqia vendos bllokimin e pjesshëm, Erdogan njofton masat e reja

Turqia vendos bllokimin e pjesshëm, Erdogan njofton masat e reja

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan njoftoi sot masat e reja për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

everia e Turqisë do të fusë masa më të rrepta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe për të futur mbylljen e pjesshme të vendit gjatë fundjavave.

Kufizimet parashikojnë bllokimin e pjesshëm gjatë fundjavës. Qytetarët nuk do të lejohen të lëvizin nga ora 10:00 deri në 20:00.

Erdogan tha se shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri në fund të vitit dhe se restorantet do të funksionojnë vetëm me shpërndarjen e ushqimit në shtëpi.

“Ne po përballemi me një situatë shumë serioze. Numri i rasteve dhe vdekjeve ka arritur një nivel shqetësues, veçanërisht në Stamboll”, u shpreh Erdogan.

Të fundit