Flash News

Bota

Twitteri synon të bëjë me pagesë përmbajtjet ekskluzive

Twitteri synon të bëjë me pagesë përmbajtjet ekskluzive

Twitter po mendon një mënyrë për të lejuar përdoruesit të bëhen abonentë me pagesë në llogaritë që ata pëlqejnë vërtet.

Nëse zbatohet, përdoruesit do të duhet të paguajnë për përmbajtje shtesë brenda faqeve të tyre në Twitter, duke përfshirë njoftimet ekskluzive dhe gazetat.

 “Po mendojmë dhe shqyrtojmë zgjidhje për të siguruar modele stimuluese monetare dhe për t’i krijuar botuesit mundësinë që të mbështetet drejtpërdrejt nga audienca e tyre”, ka thënë një zëdhënës i Twitter për CNN.

Ai është shprehur se Twitter ka menduar mundësitë për të fituar para nga përdoruesit e saj për të rritur fitimet e kompanisë.

Koncepti i përdoruesve që paguajnë për përmbajtje ekskluzive nga krijuesit është bërë gjithnjë e më popullor me rritjen e platformave të tilla si OnlyFans dhe Substack.

Të fundit