Flash News

Bota

U godit nga droni ukrainas, shpërthim në centralin bërthamor rus

U godit nga droni ukrainas, shpërthim në centralin bërthamor rus

Një zjarr shpërtheu dhe kapaciteti u zvogëlua me 50% në centralin bërthamor të Kurskut gjatë natës pasi një dron ukrainas u rrëzua mbi vendngjarje, thanë zyrtarët rusë.

Sky News shkruan se nuk pati të lënduar dhe një zjarr i shkaktuar nga sulmi u shua menjëherë, tha shërbimi për shtyp i centralit. Nivelet e rrezatimit në vendngjarje dhe në zonën përreth nuk kanë tejkaluar kufijtë normalë, shtoi ai.

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së i ka bërë vazhdimisht thirrje Rusisë dhe Ukrainës të tregojnë përmbajtje maksimale rreth objekteve bërthamore në luftë.

Ukraina nuk ka komentuar akuzën në lidhje me centralin në Kursk, një rajon ku trupat e Kievit pushtuan shkurtimisht në një kundërsulm të papritur ushtarak vitin e kaluar.
Vyacheslav Fedorishchev, guvernatori i rajonit Samarak, tha se dronët ukrainas sulmuan gjithashtu një ndërmarrje industriale në qytetin jugor të Syzranit, duke shtuar se nuk pati viktima.

Rosaviatsia, autoriteti rus i aviacionit civil, tha se fluturimet u ndaluan për orë të tëra në disa aeroporte gjatë natës, përfshirë aeroportin Pulkovo në rajonin e Leningradit, për shkak të kërcënimit të sulmeve me dronë.

Të fundit