Flash News

Bota

U identifikua si një nga autorët e sulmit terrorist, kush është 20-vjeçari me origjinë shqiptare, i njohur për shërbimet sekrete austriake

U identifikua si një nga autorët e sulmit terrorist, kush
Pamje nga sulmi terrorist në Vjenë

Autori i sulmit terrorist i mbrëmjes së të hënës në Vjenë ku u vranë 4 persona, ishte një 20 vjeçar me origjinë shqiptare i lindur në Vjenë.

Sipas gazetës "Der Falter", 20-vjeçari ishte i njohur për shërbimet sekrete austriake, pjesë e një grupi prej rreth 90 islamikësh austriakë të cilët kishin shprehur qëllimin e tyre për të shkuar në Siri.

Referuar asaj që shkruan Florian Klenk në Twitter, një gazetar nga Falter, sulmuesi quhej Kurtin S., dhe prindërit e tij vijnë nga Maqedonia e Veriut.

"Urrejtja nuk mund të jetë përgjigjja. Urrejtja sjell më shumë urrejtje”, u shpreh kryepeshkopi i Vjenës, Kardinali Christoph Schoenborn, për stacionin televiziv Orf, duke cituar fjalët e njërit prej të mbijetuarve të Bataclan për të dënuar sulmet e mbrëmshme në Vjenë.

"Ju kurrë nuk do ta ktheni urrejtjen tonë, ne nuk do të përgjigjemi me urrejtje," tha i mbijetuari.

Kryepeshkopi më pas njoftoi një meshë për sot në Katedralen e Shën Stefanit në kujtim të viktimave, duke theksuar se masat anti-Covid që hynë në fuqi mbrëmë në Austri do të respektohen.

"Është e nevojshme të gjesh paqen e brendshme në mënyrë që të komunikosh me besimtarët pa panik. Natën e kaluar kam marrë shumë mesazhe, mesazhe me tekst, besnikë duke më thënë të lutem për Vjenën dhe Austrinë.Këto janë format pozitive të solidaritetit që na duhen. Kemi kohë që duhet të respektojmë distancat, por kjo nuk vlen për zemrat tona", përfundoi ai, duke ftuar solidaritet në mes të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

Të fundit