Flash News

Bota

UEFA shtyn me 30 minuta finalen e Champions League, shkaku

UEFA shtyn me 30 minuta finalen e Champions League, shkaku

Një zhvillim jo i zakonshëm ka ndodhur para finales së Champions League. Sfida mes Liverpool dhe Real Madrid është shtyrë për 30 minuta.

Ajo do të nisë në orën 21.30 dhe shkak për këtë është bërë se jo të gjithë tifozët kanë hyrë në stadium.

Sfida do të luhet stadiumin Stade De France. UEFA e mori vendimin pas kaosit që u krijua në mjediset e jashtme të stadiumit.

“Beteja” po pritet me padurim nga tifozët (80 mijë të pranishëm), ku pas pak orësh do mësojmë ekipin që do të jetë në majën e Europës.

 

Të fundit