Flash News

Bota

“Ukraina duhet të marrë statusin e vendit kandidat”, Kuleba i drejton dy kërkesa BE-së

“Ukraina duhet të marrë statusin e vendit kandidat”,

Dmytro Kuleba, ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës bëri me dije se  foli me homologun e tij të BE-së për të kërkuar një embargo në mbarë bllokun ndaj importit të naftës ruse dhe që Ukrainës t'i jepet statusi i kandidatit në BE.

Pjesa më e madhe e këtij konflikti është e lidhur me dëshirën e Ukrainës për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Forcat e mbështetura nga Rusia aneksuan Krimenë vetëm disa javë pasi Viktor Janukoviç, presidenti i Ukrainës në atë kohë, u rrëzua nga protestat popullore në 2014.

Yanukovych kishte refuzuar të nënshkruajë një marrëveshje asociimi me Bashkimin Evropian në favor të lidhjeve më të ngushta me Kremlinin.

Pasi u rrëzua pas protestave, ai u arratis në Rusi.

Të fundit