Flash News

Bota

Ukraina hedh poshtë akuzat e Vuçiç: Nuk kemi kërcënuar kompani ajrore serbe

Ukraina hedh poshtë akuzat e Vuçiç: Nuk kemi

Ukraina i konsideroi të pabaza dhe të rreme akuzat e bëra nga presidenti i Serbisë se shërbimi sekret ukrainas qëndron pas një sërë kërcënimesh me bomba të rreme kundër fluturimeve të Air Serbia në Rusi, raporton AP.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka pohuar se shërbimet e huaja të inteligjencës të Ukrainës dhe një komb i paidentifikuar i Bashkimit Evropian "po e bëjnë këtë". Lideri pro-rus serb nuk dha prova për pretendimin e tij. Zyrtarë të tjerë serbë kanë pretenduar se emailet kërcënuese të mashtrimit të bombës ishin dërguar në Serbi ose nga Ukraina ose nga Polonia.

“Deklaratat e tij (të Vuçiqit) për përfshirjen e supozuar të Ukrainës në kërcënimet me bomba ndaj transportuesve ajrorë serbë që fluturojnë drejt Rusisë janë të rreme”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.

Transportuesi kombëtar serb është e vetmja linjë ajrore evropiane, përveç kompanive ajrore turke, e cila nuk i është bashkuar sanksioneve të fluturimeve të BE-së kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë.

Të fundit