Flash News

Bota

Ukraina i kërkon Turqisë të mbyllë rrugët ujore për anijet luftarake ruse, pakti që detyron Ankaranë t’i bindet

Ukraina i kërkon Turqisë të mbyllë rrugët ujore

Sulmet dhe shpërthimet me raketa janë raportuar në disa pjesë të Ukrainës, duke përfshirë Kievin dhe Kharkivin. Kështu shkruajnë mediat e huaja, ndërsa kanë nxjerrë një hartë që tregon s eku po ndodhin sukmet ruse.

Në një deklaratë televizive para agimit, Putin tha se Rusia nuk kishte në plan të pushtonte Ukrainën dhe kërkoi që ushtria e saj të dorëzonte armët.

Pak çaste më vonë, u raportuan sulme ndaj objektivave ushtarake ukrainase. Ukraina tha se Rusia kishte nisur një "pushtim në shkallë të plotë".

Ukraina i ka kërkuar Turqisë që të mbyllë ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve për anijet luftarake ruse, tha ambasadori i Kievit në Ankara.

“Ne bëjmë thirrje që hapësira ajrore, ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve të mbyllen. Kërkesën tonë përkatëse ia kemi përcjellë palës turke. Në të njëjtën kohë, ne duam vendosjen e sanksioneve ndaj palës ruse”, tha ambasadori Vasyl Bodnar.

Kërkesa e vë në një pozicion të vështirë, anëtarin e NATO-s, Turqinë, e cila ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi dhe ka marrëdhënie të mira me të dyja vendet.

Sipas një pakti të vitit 1936, Ankaraja ka kontrollin mbi ngushticat dhe mund të kufizojë kalimet e anijeve luftarake gjatë kohës së luftës ose nëse kërcënohet.

Të fundit