Flash News

Bota

Ukraina kërkon financim emergjent, FMN diskuton dhënien e 1.3 miliardë dollarëve

Ukraina kërkon financim emergjent, FMN diskuton dhënien e 1.3

Bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të shqyrtojë kërkesën e Ukrainës për 1.3 miliardë dollarë fonde shtesë emergjente, ndërsa lufta e Rusisë kundër vendit vazhdon, sipas dy burimeve të njohura me këtë çështje.

Stafi i FMN-së ka përgatitur dokumentet e nevojshme dhe beson se Ukraina ka marrë garanci të mjaftueshme financiare nga partnerët e saj globalë për të përmbushur kërkesat e FMN-së për qëndrueshmërinë e borxhit dhe për t'u kualifikuar për fonde të mëtejshme emergjente, shkruajnë mediat e huaja.

Nëse miratohen, fondet do të vijnë nga një program i ri i huadhënies emergjente për të adresuar mungesat e ushqimit të miratuar nga bordi javën e kaluar.

Zyrtarët e FMN-së kanë lavdëruar qeverinë ukrainase dhe bankën e saj qendrore për menaxhimin e goditjeve ekonomike të shkaktuara nga pushtimi rus i vendit në shkurt.

FMN-ja dha 1.4 miliardë dollarë ndihmë urgjente për Ukrainën në mars, menjëherë pas fillimit të luftës. Zyrtarët ukrainas po bëjnë presion për fonde shtesë, jo emergjente në kuadrin e një programi të plotë kreditimi të FMN-së, por një program i tillë mund të vijë më vonë.

Të fundit