Flash News

Bota

Ukraina ndalon përdorimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit

Ukraina ndalon përdorimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit

Parlamenti i Ukrainës miratoi të premten një projekt-ligj që synon të përshpejtojë miratimin e vaksinave Covid-19. Ky projekt-ligj ndalon gjithashtu miratimin e vaksinave të prodhuara në Rusi.

Qeveria ka thënë se pret të marrë 100,000 deri 200,000 doza të vaksinës nga Pfizer nën skemën globale COVAX në shkurt, shkruan Reuters.

Asnjë vaksinë nuk është aprovuar ende në Ukrainë, por autoritetet kanë thënë vazhdimisht se Kievi nuk do të miratojë ose përdor vaksina nga Rusia, me të cilat është në mosmarrëveshje.

Të fundit