Flash News

Bota

Ukraina përgatitet për kundërofensive, SHBA: 75,000 rusë janë vrarë ose plagosur gjatë luftës

Ukraina përgatitet për kundërofensive, SHBA: 75,000 rusë

Shtetet e Bashkuara thanë se më shumë se 75,000 rusë janë vrarë ose plagosur gjatë luftës kundër Ukrainës. Gjithashtu shtuan se ushtria ruse është e lodhur, ndërsa ukrainasit po kërkojnë përforcime shtesë pasi synojnë të nisin një kundërofensivë në jug përpara dimrit.

Këshilltari i sigurisë kombëtare i Ukrainës tha se vendi përdori disa nga pajisjet dhe armët e dhuruara nga SHBA dhe vende të tjera perëndimore për të synuar urën Antonivskyi, në rajonin Kherson.

Moska ka paralajmëruar për pasoja "më shumë se serioze" nëse Ukraina përdor sisteme raketash të shumëfishta të prodhuara nga SHBA ose armë të tjera me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga NATO kundër territorit rus, sipas zyrtarit rus Konstantin Gavrilov.

Pas muajsh debati të brendshëm, administrata Biden ka ofruar të shkëmbejë Viktor Bout, një trafikant rus që vuan një dënim me burg prej 25 vjetësh në SHBA, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme për të siguruar lirimin e dy amerikanëve të mbajtur nga Rusia.

Gjigandi rus i energjisë Gazprom ka vendosur një reduktim të mëtejshëm të flukseve të gazit në Evropë përmes tubacionit Nord Stream 1 në 20% të kapacitetit maksimal, tha në një deklaratë të mërkurën operatori gjerman i rrjetit Gascade. Kompania shtetërore ruse e energjisë tha të hënën se flukset e gazit do të reduktohen pasi mbylli një turbinë për riparime, por zyrtarët e BE thanë se vendimi ishte "i motivuar politikisht".

Burimi: CNN

Të fundit