Flash News

Bota

Ukraina: Rusia po tërheq trupat nga lindja

Ukraina: Rusia po tërheq trupat nga lindja

Trupat ukrainase kryen sot me sukses kundërofensivën e tyre në pjesën verilindore të vendit, edhe pse termocentrali bërthamor në jugun e pushtuar nga Rusia u mbyll plotësisht për të parandaluar një katastrofë rrezatimi.

Veprimi i Kievit për të rimarrë zonat e pushtuara nga Rusia në rajonin e Kharkiv-it e detyroi Moskën të tërhiqte trupat e saj për të parandaluar që ato të rrethoheshin, duke lënë pas një numër të konsiderueshëm armësh dhe municionesh.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ironizoi kundërshtarët, duke thënë se "ushtria ruse po demonstron më të mirën që mund të bëjë, duke treguar shpinën".

Më herët, Ukraina bëri me dije se forcat e saj kishin rimarrë rreth 3,000 kilometra katrorë, që nga fillimi i kundërofensive në fillim të shtatorit.

Shtabi i Përgjithshëm ukrainas tha se forcat ruse ishin larguar gjithashtu nga disa vendbanime në rajonin e Khersonit. Tërheqja ruse shënoi suksesin më të madh në fushën e betejës për forcat ukrainase që kur ato penguan një përpjekje ruse për të pushtuar kryeqytetin, Kiev, afër fillimit të luftës.

Fushata e Kharkiv erdhi si një surprizë për Moskën, e cila kishte zhvendosur shumë nga trupat e saj nga rajoni në jug në pritje të një kundërofensivë atje.

Burimi: AP

 

Të fundit