Flash News

Bota

Ukraina vret shefin rus të armëve kimike në Moskë

Ukraina vret shefin rus të armëve kimike në Moskë

Një gjeneral i lartë rus i akuzuar nga Ukraina se ishte përgjegjës për përdorimin e armëve kimike kundër trupave ukrainase, u vra në Moskë nga shërbimi i inteligjencës ukrainase SBU.

Gjeneralt Igor Kirillov, i cili ishte shefi i Trupave të Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë, u vra jashtë një pallati së bashku me ndihmësin e tij kur shpërtheu një bombë e fshehur në një skuter elektrik, tha Komiteti Hetimor i Rusisë, i cili heton krimet e rënda.

Një burim i SBU konfirmoi për Reuters se agjencia e inteligjencës ukrainase kishte qenë pas goditjes.

Burimi tha se një skuter që përmbante eksploziv u shpërthye, duke vrarë Kirillov dhe ndihmësin e tij, teksa dilnin nga një ndërtesë në Ryazansky Prospekt në Moskë.

Të fundit