Flash News

Bota

Ulja e taksave për të pasurit, tërhiqet qeveria britanike

Ulja e taksave për të pasurit, tërhiqet qeveria britanike

Qeveria britanike ka hequr dorë nga plani për të ulur tatimin mbi të ardhurat për të pasurit, pjesë e një pakete shkurtimesh të pafinancuara që shkaktoi trazira në tregjet financiare dhe e çuan paundin në nivele rekord.

Shefi i Thesarit Kwasi Kwarteng tha sot se ai nuk do të heqë normën më të lartë prej 45% të tatimit mbi të ardhurat e paguara për fitimet mbi 150,000 paund (167,000 dollarë) në vit.

Kryeministrja Liz Truss mori detyrën më pak se një muaj më parë, duke premtuar se do të riformulonte rrënjësisht ekonominë e Britanisë për t'i dhënë fund viteve të rritjes së ngadaltë.

Por njoftimi i qeverisë më 23 shtator për një paketë stimuluese që përfshin 45 miliardë paund (50 miliardë dollarë) ulje taksash, që do të paguhen nga huamarrja e qeverisë, e çoi paundin në një rënie rekord ndaj dollarit.

Banka e Anglisë u detyrua të ndërhynte për të mbështetur tregun e obligacioneve dhe frika se banka do të rrisë së shpejti normat e interesit bëri që huadhënësit e hipotekave të tërhiqnin marrëveshjet e tyre më të lira, duke shkaktuar trazira për blerësit e shtëpive.

Burimi: AP

Të fundit