Flash News

Bota

Uragani Ian/ Rritet numri i viktimave në Florida, kritika për administratën e Biden

Uragani Ian/ Rritet numri i viktimave në Florida, kritika për

Numri i të vdekurve nga uragani Ian thuhet se është rritur në afro 100 në Florida, ndërsa vijon operacioni për kërkimin e të mbijetuarëve.

Zyrtarët në shtetin amerikan janë vënë nën kritika pasi ka pretendime se banorët në disa zona të goditura rëndë nuk kanë marrë paralajmërim të mjaftueshëm paraprak për t'u evakuuar.

Presidenti Joe Biden pritet të vizitojë Florida të mërkurën. Të hënën, Biden vizitoi Porto Rikon, që u godit nga uragani Fiona vetëm disa ditë para se Ian të godiste Florida, ku premtoi 60 milion dollar ndihmë.

"Ne do të sigurohemi që të merrni çdo dollar të premtuar," tha ai në komunën e Ponce, pjesë të së cilës ishin ende pa energji.

Burimi: BBC

Të fundit