Flash News

Bota

Ursula von der Leyen uron Trump për fitoren: Diskutuam mbrojtjen dhe Ukrainën

Ursula von der Leyen uron Trump për fitoren: Diskutuam mbrojtjen dhe

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një postim në platformën X, bëri të ditur se ka uruar republikanin Donald Trump për fitoren si President i SHBA-së gjatë një bisede telefonike.

Gjatë bisedës, von der Leyen theksoi se kanë diskutuar mbrojtjen e Ukrainës dhe përkushtimin për të nxitur prosperitetin dhe stabilitetin në të dy anët e Atlantikut.

Telefonatë e shkëlqyer me DonaldTrump sot për ta uruar për fitoren e tij në zgjedhje. Mezi presim të forcojmë lidhjet BE-SHBA dhe të punojmë së bashku për të adresuar sfidat gjeopolitike. Ne diskutuam mbrojtjen dhe Ukrainën, tregtinë dhe energjinë.

Së bashku, ne mund të nxisim prosperitetin dhe stabilitetin në të dy anët e Atlantikut”, shkruan në X der Leyen.

Të fundit