Flash News

Bota

Moderna prodhon dy herë më shumë antitrupa se Pfizer

Moderna prodhon dy herë më shumë antitrupa se Pfizer

Vskina antiCovid Moderna prodhon dy herë më shumë antitrupa se vaksina Pfizer.

Mediat e huaja raportojnë se, sipas një studimi të afro 2.500 punonjësve në një sistem spitalor në Belgjikë niveli i antitrupave të disa individëve që nuk ishin infektuar me Covid-19 para se të merrnin dy dozat e vaksinës Moderna, ishin mesatarisht 2,881 njësi për mililitër.

Ndërsa krahasuar me një grup që mori vaksinën Pfizer masa e antitrupave arrinte në nivelin 1,108 njësi/ml.

Rezultatet, të publikuara të hënën në një letër drejtuar Gazetës së Shoqatës Mjekësore Amerikane, sugjeruan që dallimet mund të shpjegohen nga: një sasi më e lartë e përbërësit aktiv në vaksinën Moderna-100 mikrogramë, kundrejt 30 mikrogramëve në Pfizer-BioNTech dhe interval më i gjatë midis dozave të vaksinës Moderna-katër javë, kundrejt tre javëve për Pfizer-BioNTech

Vaksina e Modernës u shoqërua me një reduktim të dyfishtë të rrezikut kundër infeksioneve të përparuara SARS-CoV-2 në krahasim me Pfizer në një përmbledhje të Sistemit Shëndetësor të Klinikës Mayo në SHBA nga janari deri në korrik. Rezultatet u raportuan në një studim të veçantë të publikuar para publikimit dhe rishikimit nga kolegët më 9 gusht.

Të fundit