Flash News

Bota

Vaksina e Novavax, 89% efektive kundër variantit të ri të Covid-19

Vaksina e Novavax, 89% efektive kundër variantit të ri të

Një vaksinë e re kundër koronavirusit është provuar të jetë 89.3% efektive në provat në shkallë të gjerë në Mbretërinë e Bashkuar.

Vaksina Novavax është e para që tregon se është efektive kundër variantit të ri të virusit që gjendet në MB, tha redaktori mjekësor i BBC Fergus Ëalsh.

Kryeministri mirëpriti "lajmin e mirë" dhe tha se rregullatori i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar tani do të vlerësojë vaksinën.

Mbretëria e Bashkuar ka siguruar 60 milion doza të vaksinës, të cilat do të bëhen në Stockton-on-Tees në Anglinë veri-lindore.

Dozat pritet të dorëzohen në gjysmën e dytë të këtij viti, nëse miratohen për përdorim nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA), tha qeveria.

Britania e Madhe ka miratuar deri më tani tre vaksina të koronavirusit për përdorim urgjent - një nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca, një tjetër nga Pfizer dhe BioNTech dhe një i tretë nga firma e barnave Moderna.

Vkasina Novavax u tregua të jetë 89.3% efektive në parandalimin e Covid-19 në pjesëmarrësit në provën klinike Faza 3 në Mbretërinë e Bashkuar, e cila regjistroi më shumë se 15,000 njerëz të moshës midis 18-84, nga të cilët 27% ishin më të vjetër se 65, tha Novavax .

Në pjesën e Afrikës së Jugut të provës, ku shumica e rasteve ishin varianti i Afrikës së Jugut të virusit, vaksina ishte 60% efektive midis atyre pa HIV.

Stan Erck, shefi ekzekutiv i Novavax, tha se rezultatet në Mbretërinë e Bashkuar ishin "spektakolare" dhe "aq të mira sa mund të shpresonim", ndërsa efikasiteti në Afrikën e Jugut ishte "mbi pritjet e njerëzve".

Ai i tha BBC se fabrika e prodhimit në Stockton-on-Tees duhet të funksionojë deri në mars ose prill, me kompaninë që shpreson të marrë aprovimin për vaksinën nga MHRA rreth të njëjtën kohë.

Të fundit