Flash News

Bota

Vaksina Koronavirus: Putini i kërkon ndihmë Macronit

Vaksina Koronavirus: Putini i kërkon ndihmë Macronit

nga Antoine Izambard/Challenges.fr

Shefi i Kremlinit gjatë një bisedë telefonike me Presidentin Francez më 7 nëntor e pyeti se a mundet që Franca, e në veçanti Institut Pasteur, ta ndihmonin Rusinë për të prodhuar një vaksinë kundër Covid-19.

Kjo është një kërkesë “baroke” për të thënë të paktën që, Vladimir Putin i bëri Emmanuel Macronit më 7 nëntor.
Pas një komunikimi telefonik, midis dy liderëve u diskutuan edhe disa çështje ndërkombëtare, përfshirë konfliktin në Nagorni-Karabak. Presidenti rus i sugjeroi homologut të tij që "organizatat ruse të interesuara dhe Institut Pasteur" të bashkëpunojnë për të prodhuar një vaksinë kundër Covid-19.
Nga një burim diplomatik, kreu i shtetit ishte evaziv duke u kënaqur me përgjigjen se kjo pikë duhet të diskutohet me shkenctarët e kërkimit.
"Për disa javë, rusët na kanë pyetur nëse duam të punojmë me ta, specifikon një diplomat francez.
Në realitet, kjo pasqyron dobësinë e tyre kryesore: ata nuk kanë aftësi prodhimi."
Çështja e energjisë dhe gara e vaksinave janë temat kryesore që nga vera me deklaratat e shteteve të ndryshme edhe me laboratorët e tyre.
Nëse njoftimi për një efikasitet prej 90% të kandidatit për vaksinë të Pfizer-BioNTech zgjoi entuziazëm të madh të hënën, me 9 nëntor, nuk duhet të harrojmë se deri më tani janë 42 kandidatë për vaksina që po vlerësohen në të gjithë botën!
Sipas OBSH-së, midis tyre është edhe, "Sputnik V" (V për vaksinën), emwr qw lidhet me satelitin e famshëm Sovjetik i zhvilluar nga Instituti Nikolai Gamaleïa, një qendër kërkimore shtetërore në epidemiologji dhe mikrobiologji e vendosur në Moskë.
Ajo u njoftua më 11 gusht nga “Vladimir Putin i cili deklaroi pa shkelur syrin”, se Rusia e kishte zhvilluar vaksinën "e parë", Anti-Covid...?!
Ato janë testuar edhe tek të dy vajzat e presidentit rus, si edhe nga kryetari i bashkisë së Moskës Sergei Sobyanin.
"Sputnik V", megjithatë lufton për të mbajtur premtimet e tij.
Komuniteti shkencor ka qenë me të vërtetë shumë skeptik javët e fundit, kur një studim nga revista prestigjioze mjekësore, The Lancet konfirmoi rezultate inkurajuese në fillim të shtatorit.

Mungesa e kapacitetit industrial

Sot, "Sputnik V" është pjesë si kandidati i vaksinës nga Pfizer ose Astra-Zeneca! Në dhjetë projektet globale që janë në fazën e 3-tw, d.m.th. hapi i fundit para çdo kërkese për miratim nga autoritetet dhe tregu farmaceutik botëror mbetet, Instituti Pasteur në Paris për të marrw liçensën prodhuese si dhe të drejtat e autorit.

Përgatiti: Hamza HATIKA

 

Të fundit