Flash News

Bota

Vaksinat jo efektive ndaj variantit Omicron? Pfizer thotë të kundërtën

Vaksinat jo efektive ndaj variantit Omicron? Pfizer thotë të

Kompania Pfizer bëri me dije sot se një dozë përforcuese e vaksinës së saj kundër COVID-19 mund të mbrojë ndaj variantit të ri Omicron. Pfizer dhe partneri i saj BioNTech thanë se testet laboratorike treguan se një dozë përforcueserrit me 25 herë në nivelin e antitrupave.

Pfizer njoftoi të dhënat paraprake laboratorike në një deklaratë për shtyp dhe ende nuk i është nënshtruar rishikimit shkencor. Kompanitë tashmë po punojnë për të krijuar një vaksinë specifike për Omikron në rast se është e nevojshme.

Nivelet e antitrupave parashikojnë se sa mirë një vaksinë mund të parandalojë infeksionin me koronavirus, por ato janë vetëm një shtresë e mbrojtjes së sistemit imunitar. Pfizer tha se dy doza të vaksinës mund të nxisin ende mbrojtje kundër sëmundjeve të rënda. Njoftimi i Pfizer pati një ndikim të menjëhershëm në tregjet e SHBA, raportojnë mediat e huaja.

Të fundit