Flash News

Bota

Vaksinohen plotësisht kundër koronavirusit 70% e të rriturve në BE

Vaksinohen plotësisht kundër koronavirusit 70% e të rriturve

Rreth 70% e qytetarëve mbi 18-vjeç në Bashkimit Europian janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19. Kështu bëri me dije Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila e konsideroi një arritje të madhe këtë shifër.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ajo thotë se vaksinimi duhet të vazhdojë jo vetëm në Europë, por në të gjithë botën.

Sipas saj, BE do të vazhdojë të ndihmojë partnerët dhe vendet që kanë nevojë sa i përket vaksinave. Europa dhe jo vetëm po përballet me një valë të re të koronavirusit, duke sjellë rritje të shifrave dhe ashpërsim të kufizimeve.

Të fundit