Flash News

Bota

Vala e të nxehtit prek Britaninë, për herë të parë agjencia meterologjike paralajmëron për mot ekstrem

Vala e të nxehtit prek Britaninë, për herë të parë

Agjencia meteorologjike e Britanisë së Madhe lëshoi ​​paralajmërimin e saj të parë për motin ekstrem, duke parashikuar që zhiva mund të ngjitet në 33 °C këtë javë. Agjencia ka paralajmëruar Uellsin, të gjithë Anglinë jugperëndimore dhe pjesë të Anglisë jugore dhe qendrore.

Mbretëria e Bashkuar është prekur nga ala e nxehë ditët e fundit, por pritet që temperaturat të rriten më tej këtë javë, duke arritur 33 °C. Kjo vlerë konsiderohet teper e lartë për klimën e Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas ekspertëve të kësaj fushe këto "temperatura jashtëzakonisht të larta" që do të qëndrojnë të tilla edhe gjatë natës mund të ndikojnë edhe në shëndet.

Dr.Owen Landeg, drejtues shkencor theksoi se "është e rëndësishme të vazhdoni të kontrolloni ata që janë më të rrezikuar siç janë njerëzit e moshuar dhe ata me sëmundje të zemrës dhe mushkërive".

Të fundit