Flash News

Bota

Varianti Delta solli rritje të infeksioneve/ Macron paralajmëron konferencë për mediat, pritet rivendosja e kufizimeve

Varianti Delta solli rritje të infeksioneve/ Macron paralajmëron

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar një konferencë për shtyp ditën e sotme lidhur me situatën e pandemisë, pas rritjes së rasteve si pasojë e variantit Delta. Ky i fundit  përbën shumicën e infeksioneve të reja në vend, sipas autoriteteve shëndetësore.

"Ne jemi në fillim të diçkaje që duket si një valë epidemie," tha ministri i Shëndetësisë Olivier Véran. Ky i fundit shtoi se rastet e reja mund të rriten "mbi 20,000 në fillim të gushtit nëse nuk veprojmë", paralajmëroi Véran.

Nisur nga kjo, pritet që Macron të shpallë kufizime të reja,  vetëm disa ditë pasi i hoqi. Klubet e natës u rihapën në të gjithë vendin për herë të parë pas 16 muajsh. Ky ishte hapi i fundit në kthimin në normalitetin para-pandemisë.

Të fundit